Manchester United ka vendosur ta shesë mesfushorin Paul Pogba te gjiganti italian, Juventus.
Sipas Daily Mail, Manchester United është i gatshëm ta lejojë francezin të largohet nga “Old Trafford” në afatin e janarit, transmeton portali arbresh.info.
Në këmbim për fituesin e Kupës së Botës, “Zonja e Vjetër” duhet të sakrifikojë mesfushorin Emre Can plus të paguajë 52 milionë euro.

Can këtë sezon nuk ka luajtur shumë për Juventusin, derisa nuk ka qenë i thirrur nga trajneri Maurizio Sarri, në fazën e grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndërsa gjermani do të ishte lojtari i duhur për United, pasi me eksperiencën që ka mund t’iu ndihmoj për të ‘luftuar’ për pozitën e katër në Premierë Ligë./arbresh.info.
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së