Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka folur për ‘beIN Sports’ rreth debaklit të skuadrës në Romë që i eliminoi ata nga Liga e Kampionëve.
“Fillimisht doja ta godisja vetën. Mendoj që të fitosh 4 me 1 ndeshjen e parë, pavarësisht se nuk luajtëm një ndeshje të mrekullueshme, ju shkoni më pas në Romë dhe derisa ju jeni duke menduar që jeni në gjysmëfinale, ju keni një shans të mrekullueshme për të qenë aty, më pas ju pësoni një humbje të madhe”, ka thënë Rakitic, transmeton portali arbresh.info.

“Por, do t’ia filloj me bashkëlojtarët e mi. Askush nuk ishte që dëshironte të shkonte në gjysmëfinale më shumë se ne. Mendoj se e gjithë kjo nuk varet në lojën, e vërteta është që mendoj se nuk ekziston ndonjë “shiko, kjo ka ndodhur”. Jo, aty nuk ka ndonjë të tillë. Unë madje as nuk mendoj që Roma e di se si ata na mposhtën ne”
“Por, nganjëherë kjo ndodhë në futboll dhe ju nuk mund ta shpjegoni se si, por ne disa ditë më vonë kishim performancën më të mirë të sezonit në Kupë të Mbretit”
Rakitic ka fituar së bashku me skuadrën e tij titullin në La Liga dhe trofuen në Kupë të Mbretit./arbresh.info/
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...