Këshilli Federal në Itali ka vendosur të ndryshojë disa rregulla në Serie A, teksa mes atyre për të bërë të përhershëm numrin pesë të zëvendësimeve bie në sy mënyra e re se si do të vendoset titulli në rast se dy skuadra e mbyllin kampionatin në të njëjtën kuotë pikësh.
Nëse më parë, merrej në konsideratë ndeshja direkte mes dy skuadrave dhe golavarazhi, tashmë në rast se dy ekipe e mbyllin kampionatin në barazim pikësh, atëherë do të luajnë një ndeshje teke për të përcaktuar fituesin.
Kështu, një ndeshje e vetme ku fituesi merr gjithçka teksa në rast barazimi brenda 90-minutave, atëherë ndeshje do t’i drejtohej menjëherë penalltive pa luajtur kohën shtesë.
Në fakt, nuk është hera e parë që një rregull i tillë aplikohet në Itali, pasi vitin 1964 fituesi i Serisë A u zgjodh pikërisht në këtë formë.
Në atë periudhë, Inter u mposht nga Bologna në Olimpico me rezultatin 2-0 me kuqeblutë që i morën kurorën zikaltërve. Kujtojmë se Serie A në këtë sezon do të startojë më datë 14 gusht dhe do të mbyllet më datë 4 qershor./SS/
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset s...
Ambasada Amerikane përkujton 18-vjetorin e njohjes së Kosovë...