Italia ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Izraeli në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kombeve.
Davide Frattesi i kaloi Azzurët në epërsi në minutën e 38-të, duke u asistuar nga Federico Dimarco.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Moise Kean dyfishoi epërsinë për Italinë, pasi shënoi në minutën e 62-të në minutën e Giacomo Raspadorit.
Mohammed Abu Fani ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 2-1, kur realizoi në minutën e 90-të.
Pas dy xhirove, Italia vazhdon të jetë lidere me gjashtë pikë, ndërsa Franca dhe Belgjika kanë nga tri, me Izraelin që ende nuk ka asnjë në Grupi A të Grupit 2. /Telegrafi/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...