Italia “me fat” – Irani afër përjashtimit nga Botërori

21:00 | 21 Tetor 2022
Emir Abduramani

Dështimi i Italisë për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 në Katar, bëri jehonë në të gjithë mediat e mundshme, pasi ata ishin shpallur dhe kampione të Evropës.

Tashmë flitet se Italia e ka ende një shans të fundit dhe këtë gjë e bënë të ditur gazetari Giulio Mola.

“Informacioni erdhi natën. FIFA po mendon shumë seriozisht të përjashtojë Iranin nga Kupa e Botës në Katar, pas dhunës ndaj grave. Të dielën do të vendoset! Në rast përjashtimi nga turneu, vendin e Iranit mund ta marrë Italia si kampione në fuqi e Evropës”.

Duhet të presim deri të dielën për të kuptuar nëse ky informacion i gazetarit Mola do të jetë i vërtetë.

Shpërndaje në rrjete sociale