Ish presidenti i Real Madridit i dërgon një paralajmërim Juves rreth Cristiano Ronaldos

13:06 | 12 Nëntor 2019

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon i ka bërë thirrje Juventusit për të mos reaguar tej mase në lidhje sjelljen e Cristiano Ronaldos pas zëvendësimit.

Në ndeshjen kundër AC Milanit, Ronaldo u largua nga fusha në minutën e 55′ dhe vend të tij u inkuadrua Paulo Dybala që realizoi golin e fitores së këtij takimi mjaftë të rëndësishëm, transmeton portali arbresh.info.

Duke folur për Calciomercato, Calderon ka thënë:

“Lojtarët e mëdhenj nuk duan të largohen asnjëherë nga fusha, është një reagim që është normal. Ne duhet ta kuptojmë këtë, karakteri i një lojtari që është fitues, ai dëshiron të qëndroj në fushë dhe ta fitoj ndeshjen. Është një element konstant në të gjithë yjet e mëdhenj që kam njohur”

“E mbaj mend ishte e pamundur për të pushuar brazilianin Ronaldo. Ai kërkoi të ishte startues edhe në miqësoret. Këta kështu nuk pranojnë rolin e një rezervisti madje edhe nëse është për të pushuar për qëllime të tjera. Kështu ka qenë gjithmonë”

“Ata [menaxhmenti i Juves] duhet të flas me të, t’i jap lojtarit kohë për tu qetësuar dhe të mos marrin vendime të nxehta si në këto raste. Gjëja më e mirë është për t’i bërë ata që të kuptojnë se këto qëndrime nuk duhet të përsëriten më dhe të ndërrojnë faqen menjëherë”

Ronaldo shkoi menjëherë në tunel duke u larguar nga stadiumi ende pa përfunduar ndeshja./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara