Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher e ka goditur rëndë Cristiano Ronaldon pas situatës që po e përjeton futbollisti portugez në Manchester United.
“CR7” po e kërkon largimin nga “Djajtë e Kuq” për t’u transferuar në një ekip që luan në Ligën e Kampionëve.
Por, deri tash askush prej klubeve të mëdha nuk ka shprehur interesim për 37 vjeçarin.
Madje, ish-futbollisti anglez thotë se as trajneri i ri i United, Erik ten Hag nuk po e do në ekipin e tij ish-futbollistin e Sporting Libonës, Real Madridit dhe Juventusit.
“Ai e ka ditur gjithmonë se do të vinte në këtë pikë. Edhe pse Cristiano e pati një sezon të mirë, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion për një tjetër. Unë nuk e kam bësuar kurrë këtë mundësi, sepse Ronaldo nuk është violina e dytë e askujt” deklaroi Carragher për “Sky Sports”.
“Këtë vit do t’i mbushë 38 vjet, është një goleador i madh, por nuk është më lojtari që ishte. Askush nuk e do në Evropë dhe nuk jam i sigurt nëse e do edhe trajneri Ten Hag në Manchester United. Gjithashtu, nuk jam i sigurt nëse edhe në dhomat e zhveshjes së United është i mirëseardhur dhe i dashur”, përfundoi ish-futbollisti i Liverpoolit.
Për Ronaldon spekulohet se mund të transferohet në Chelsea, Bayern Munich ose në Atletico Madrid./GE/
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini