Isco dhe Fiorentina ftohin bisedimet mbi transferimin e mesfushorit spanjoll

08:54 | 11 Janar 2022

Mesfushori i Real Madridit, Isco dhe klubi i cili spekulohej se ishte i interesuar për shërbimet e mesfushorit, Fiorentina duket se kanë ftohur bisedimet për një transferim të mundshëm.

Isco ka qenë i lidhur me “La Viola” teksa supozohej se transferimi do të ndodhte këtë muaj.

Megjithatë, drejtoi i skuadrës italiane, Daniele Prade tha: “Kemi dëshuar shumë thashetheme për Iscon, por as nuk e dimë se cilët janë agjetët e tij. Ai është një lojtar i talentuar, por ne nuk jemi të interesuar për të”.

Babai i Iscos, Paco Alarcon gjithashtu e mohoi raporton.

“Ne nuk kemi pasur kontakte me Fiorentinën. Lajmet për interesimin e tyre nuk janë të vërteta”, tha Alarcon./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara