Newcastle United mund të ndajë rrugët me lojtarin e tyre më të mirë, Alexander Isak, këtë verë, nëse dështojnë të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Spekulimet janë rritur pas një humbjeje të rëndë 0ndaj Manchester Cityt (4-0) në fundjavën e kaluar, shkruajnë mediat britanike.
Aktualisht Larsakat janë në vendin e shtatë në Ligën Premier, me Newcastle që ndodhet vetëm tre pikë pas pozitës së katërt, e cila garanton kualifikim në garën kryesore evropiane.
Kjo u jep shpresë klubit për një përfundim të fuqishëm të sezonit, duke e mbajtur edhe lojtarin kryesore.
Isak, po shkëlqen këtë sezon me 17 gola dhe 5 asistime në Ligën Premier, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea.
Edhe pse kontrata e tij zgjat deri në vitin 2028, Newcastle dëshiron ta rinovojë atë, me Isak po refuzon ofertat e reja për momentin.
Nëse ai vendos të largohet, mediat britanike vlerësojnë se Newcastle do të kërkojë të paktën 100 milionë euro për transferimin e tij. Isak u transferua në Newcastle në gusht 2022 nga Real Sociedad dhe që atëherë është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në