Tek Interi duket se ka ardhur momenti i Kristjan Asllanit. Trajneri i “zikaltrve”, Simone Inzaghi, u shpreh në konferencën për shtypin para ndeshjes së Championsit kundër Real Sociedadit se messfushori i Kombëtares Shqiptare mund të luajë titullar në mungesë të Çalhanoglu.
Pyetjes nëse Asllani është gati për një sfidë të tillë, tekniku ju përgjigj:
“Absolutisht që po, Asllani është një lojtar i rëndësishëm dhe ka treguar që mund të luajë sfida të rëndësishme. Është gati, pa diskutim, megjithatë nesër do të vendos bashkë me stafin nëse do të luajë apo jo.”
Në rast të aktivizimit në sfidën e së mërkurës, ky do të ishte sezoni i dytë që Asllani luan në Champions League me Interin.
Sezonin e kaluar për shqiptarin pati minuta dhe në ndeshjen kundër Barcelonës, në “Camp Nou”, sfidë ku Asllani pati një rast të mirë për t’i dhënë fitoren ekipit të Inzaghit./ss
Vuçiq thotë se Radoiçiq do të duhet të përgjigjet para organ...
Kurti mirëpret vendimin e NATO-s për forca shtesë në Kosovë:...
Vuçiq flet me Blinken, ShBA-ja ia përmend masat Serbisë pas ...
“KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të...
Jashari: Shtetet që përkrahin sulmin në veri të marrin dënim...
Politikani serb drejtuar shtetit të tij: A do t’ia dor...