Interi është mposhtur në udhëtim nga Udinese me rezultat 2:1, në kuadër të javës së shtatë në Serie A.
Zikaltrit e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e pestë, kur Barella shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 22-të, kur Skriniar shënoi autogol, shkruan Gazeta Express.
Në minutën e 85-të, Bijol shënoi për 2:1 pas asistimit nga Deulofeu.
Kurse krejt në minutat shtesë, Arslan shënoi edhe një herë për vendasit për epilogun e këtij takimi.
Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Simone Inzaghi e mori përsipër fajin.
“Fajtori kryesor jam unë sepse jam trajner, por do të jetë shkak për analiza. Ne e dinim se çfarë mund të bënte Udinese dhe duhej të bënim më shumë”, u shpreh ai.
Me këtë fitore, Udinese ngjitet në vendin e parë përkohësisht me 16 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Interi mbetet i gjashti me 12 sosh.
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...
Ministri i Jashtëm danez: Blerja e Grenlandës nga SHBA jasht...
Alba flet për Limin dhe Dolcen: Ndihem e shkatërruar, s’ësht...
Zgjedhja e presidentit, Haziri: Këtë herë vota e LDK-së do t...
Kryeprokurori i Speciales paralajmëron: Së shpejti aktakuzë ...
Aksidenti në Carralevë, QKUK: Katër të lënduarit në gjendje ...