Interi e mbylli në barazim 2-2 duelin ndaj Cagliarit, por as Milani nuk fitoi dhe zikaltrit vijojnë të kryesojnë kampionatin me +14 pikë.
Dhe titulli mund të vijë javën e ardhshme në derbi, gjithmonë nëse djemtë e Simone Inzaghit thyejnë skuadrën e Piolit.
Trajneri i ekipit që po dominon Serie A, u shpreh pas ndeshjes se dëshironte fitoren për tifozët, teksa komplimentoi kundërshtarët e drejtuar nga Ranieri.
“E dinim që po luanim ndaj një ekipi që ka ardhur në rritje. Cagliari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, ata nuk u dorëzuan kurrë.
I vuajtëm kundërsulmet e tyre. Më vjen keq për tifozët që nuk fituam, por jemi shumë afër realizimit të një objektivi të madh“, theksoi Inzaghi.
Pasi fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë me Interin, tekniku emilian pret zyrtarizimin matematikor për të shijuar titullin e parë si trajner. Që do të ishte i 20-ti për zikaltrit nga Milano./Ss
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...