Interi nuk e ka nisur me marshin e duhur këtë sezon, teksa në 8 ndeshje në Serinë A, ka fituar katër, ka humbur po katër dhe nuk ka barazuar asnjë sfidë.
Për këtë ecuri negative, ndonëse drejtuesit kanë deklaruar publikisht se Simone Inzaghi nuk është në rrezik shkarkimi, ditët e fundit janë qarkulluar emra të ndryshëm për tu ulur në pankinën zikaltër.
Nga dy fituesit e Tripletës së 2010-ës me Interin, Dejan Stankoviç te Kristian Chivu, e deri te Paulo Souza, i cili është parë mbrëmjen e djeshme në shoqërinë e miqëve të tij duke darkuar me një restaurant të Milanos.
Mbase një indicie që sonte ndaj Barcelonës në Champions mund të jetë ndeshja deçizive për Simone Inzagin.
Kujtojmë se Paulo Souza ishte trajner i Polonisë, kur Shqipëria u mposht nga këta të fundit minimalisht 0-1 në stadiumin “AIR Albania”, ku me atë disfatë të pësuar Kombëtarja kuqezi mbeti jashtë “Play-Off’-it të Botërorit të Katarit, e cila do të ngrejë siparin në muajin nëntor.
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...