Interi ka bërë një ofertë të re për mbrojtësin qendror të Gjermanisë dhe Arsenalit, Shkodran Mustafin.
Skuadra italiane ka ofruar një tarifë prej 4.6 milionë funta për huazimin e tij me opsionin për të blerë atë më pas për 23 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Rivali i tyre Juventusi, i cili fitoi sezonin e kaluar në Serie A për të gjashtën herë radhazi, është gjithashtu i interesuar në transferimin e futbollistit shqiptar.

Arsenali është i gatshëm të shes mbrojtësin me të cilin nënshkruan verën e kaluar për 35 milionë funta, por ata kërkojnë të sigurojnë sa më shumë që është e mundur nga shuma e shpenzuar në të, gjë që do të thotë se oferta për huazim nga Interi mund të refuzohet.
Arsene Wenger është në garë për një mbrojtës para përfundimit të merkatos verore të transferimeve këtë verë.
“Topçinjtë” janë ende duke monitoruar situatën e shënjestrës afatgjate, Virgil Van Dijk, në Southampton dhe nëse arrihet marrëveshja për transferimin e tij ose ndonjë shënjestre tjetër, dyert e Mustafit për largim nga Emirates do të hapen./arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...