Interi është mposhtur pasditen e sotme (e shtunë) nga Parma.
Gjiganti italian ka pësuar një disfatë befasuese në takimin si nikoqir në San Siro kundër Parmas, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Roberto D’Aversas zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 79′ të ndeshjes, gol që rezultoi edhe të jetë vendimtar i takimit.
Federico Dimarco shënoi një super gol nga një distancë prej 30 metrave për t’i siguruar skuadrës së tij tri pikë të plota.
Pas kësaj ndeshje, Interi qëndron në pozitën e shtatë me vetëm katër pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Parma qëndron në pozitën e 12, gjithashtu me katër pikë por me golaverazh më të vogël./arbreshinfo/
https://twitter.com/ale_novelli87/status/1040974133729869824?s=21
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...