Inter është futur në krizë të rezultateve në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti, ka pësuar edhe humbjen e dytë të këtij sezoni, pasi është mposhtur nga Sassuolo me rezultat minimal 1 me 0.
Skuadra vendas arriti të shënojë golin e epërsis dhe të vetmi të takimit në minutën e 34-të, nëpërmjet Diego Falcinelli, shkruan arbresh.info.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Interi tentoi të këndëllej në pjesën e dytë por nuk I arriti.
Sassuolo nuk u dorëzua dhe arriti ta mbronte këtë rezultat.
Pas kësaj humbje, Interi mbetet në pozitën e tretë me 40 pikë, ndërsa Sassuolo ngjitet në vendin e 14-të me 20 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët e presin në shtëpi Lazion, teksa Sassuolo udhëton te Roma. /arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër