Interi ia ka bërë me dije Manchester City ta harrojë mbrojtësin Milan Skriniar, duke këmbëngulur se sllovaku nuk është në shitje.
Mediat angleze raportuan në fundjavë se City e ka zgjedhur mbrojtësin zikaltër për ta përforcuar mbrojtjen në janar, transmeton Gazeta Express.
Kjo për shkak se me largimin e Vincent Company dhe lëndimin e rëndë të Laporte, Pep Guardiola ka mbetur me pak alternativa në vijën e fundit.
Megjithatë, çmimi prej 60 milionë euro nuk do të jetë i mjaftueshëm për ta larguar Skriniarin nga San Siro midis sezonit aktual.
Sipas Tuttosport, trajneri Antonio Conte nuk lejon që Skriniar të jetë në tregun e transferimeve, sidomos jo në janar. /Gazeta Express/
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar