Paris Saint-Germaini nuk po arrin ende ta bindë Interin që t’ia shesë Milan Skriniarin.
Më saktësisht, “Nerazzurri” janë të gatshëm ta shesin qendërmbrojtësin, por vetëm nëse e marrin një ofertë të majme.
Mediumi italian “Il Corriere dello Sport” raporton se nënkampioni italian i kërkon 70 milionë euro për futbollistin sllovak.
Ndërsa, mbrojtësi stabil do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin francez, nëse arrihet marrëveshja në mes të klubeve para 1 shtatorit.
Skriniar do t’i marrë 5 milionë euro në vit plus bonuset.
Pra, lojtari është i gatshëm të largohet nga Italia dhe ta vazhdojë karrierën në Francë.
Ai ishte njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A në vitet e fundit.
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...