Emri i tij ka qenë i lidhur me atë të Interit disa herë në të kaluarën, por tani, më në fund, mund të krijohen kushtet dhe “luftëtari” të vishet zikaltër.
Klubi milanez vazhdon të ndjekë Arturo Vidal dhe, siç raportohet nga “Sky”, gjatë një samiti të zhvilluar dje, në prani të Antonio Conte, doli se ai ende konsiderohet element ideal për të forcuar mesfushën.
Conte, i cili do ta kishte mirëpritur kilianin që në janar, e njeh shumë mirë lojtarin, pasi e ka trajnuar në kohën e Juventusit.
Trajneri i ri Blaugrana, Ronald Koeman, tashmë e ka njoftuar Vidal se nuk është pjesë e planeve të tij dhe kjo automatikisht e nxjerr atë në treg.
Kontaktet fillestare me rrethin e mesfushorit kanë filluar. Qëllimi është që të gjendet marrëveshja me mesfushorin dhe më pas të fillohen bisedimet me Barçën.
Ndërkohë, Vidal, nga ana e tij, tashmë e ka shprehur vlerësimin për Interin.
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...