Skuadra e Interit i ka siguruar tri pikët e plota kundër Cagliarit. Mysafirët fituan 3-1 në minutat e fundit të takimit, derisa Cagliari pati lojën nën kontroll deri në minutën e 77-të.
Mesfushori Nicolo Barella shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1 ndërsa Danilo D’Ambrosio shënoi për 2-1.
Golin përfundimtar pak minuta para fundit, në këtë takim e shënoi sulmuesi Romelu Lukaku, për rezultatin 3-1.
Me këtë fitore, Interi renditet në pozitën e dytë në Serie A me 24 pikë ndërsa Cagliari në të 12-n me 12 sosh.
Vendin e parë në tabelë e mban Milani me 26 pikë, me një lojë më pak të zhvilluar.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë