Interi ka arritur një fitore të rëndësishme në udhëtim tek Lazio, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.
Golat për Interit i realizuan dyshja Lautaro-Thuram, shkruan Arbresh.info.
Pesë minuta para fundit të pjesës së parë Interi krijoi epërsinë me golin e Lautaro Martinezit.
Teksa në pjesën e dytë, ishte Marcus Thuram i cili shënoi golin e sigurisë për zikaltrit në minutën e 66-të.
Ndërkohë në minutën e 86-të, nga ndeshja u përjashtua lojtari i Lazios Mazzari.
Me këtë fitore, Interi forcon kreun e tabelës në Serie A, duke arritur kuotën e 41 pikëve, katër më shumë se ndjekësi i parë Juventus.
Teksa Lazion kjo humbje e mban në vendin e 11-të, ku ka të grumbulluara 21 pikë pas 16 ndeshjeve./Arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...