Inter është në bisedime me Atletico Madrid për transferimin e mundshëm të sulmuesit Alvaro Morata.
“Neurazurët” janë në dijeni që ylli i PSG-së, Edinson Cavani do transferohet në “Wanda Metripolitano”, andaj kanë nisur bisedimet për të transferuar spanjollin, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Tuttosport, nëse bëhet ndonjë ofertë e duhur atëherë Atletico do e lejojë lojtarin të rikthehet në Seria A.

Morata ka shënuar 17 gola në 33 paraqitje në Panjë, ndërsa më herët ka punuar me Antonio Conte te Chelsea dhe Inter.
Inter është duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm pa sulmuesin Lautaro Martinez, andaj Morata ndodhet në listën e gjigantit italian.
Morata momentalisht është huazim te Atletico nga Chelsea, por thuhet se muajin e ardhshëm do e kompletojë transferimin./arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...