Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë skeptikë se çdo ndryshim në opinionin publik rus kundër luftës në Ukrainë do të kishte efekt edhe te Vladimir Putin.
Duke cituar burime të shumta të afërta me inteligjencën amerikane, CNN raporton se zyrtarët kanë dyshime se lufta mund të dërgonte në largimin e presidentit rus nga pushteti.
Kjo pasqyron shkallën në të cilën Putini e ka çimentuar kontrollin e pushtetit përgjatë 20 vjetëve.
Zyrtarët e inteligjencës besojnë se lideri rus nuk e përfill opinionin publik ndërsa ka fuqi të madhe mbi policinë dhe mediat, e cila gjë i mundëson atij të parandalojë një kryengritje.
Putin është gjithashtu i përfshirë ngushtë në menaxhimin e përditshëm të konfliktit, sipas tre burimeve të njohura me inteligjencën amerikane dhe perëndimore.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet
E kryer, Endrick do të huazohet tek Lyoni
Milan arrin marrëveshje me West Hamin për transferimin e Fül...
Protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeminis...
Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet se bashkë me dy p...
Anderson, MVP i javës së 13-të në Superligën e Kosovës