Para largimit të tij në fund të sezonit, Andres Iniesta ka thënë se do të dëshironte të rikthehet te Barcelona një ditë.
Mesfushori ende nuk ka zbuluar destinacionin e tij të ardhshëm, por në një intervistë ekskluzive për ‘Mundo Deportivo’ ai insiston se do të dëshironte të rikthehet në Camp Nou në të ardhmen, transmeton portali arbresh.info.
“Të shohim se si do të shkojnë gjërat sepse ka qenë një vendim i vështirë dhe nuk është lehtë të largohesh nga këtu”, ka pranuar Iniesta.
“Tani unë kam një sfidë, një eksperiencë të re në nivelin personal dhe për familjen. Unë kam bërë dy udhëtime shumë të rëndësishme në jetë – nga Fuentealbilla në Barcelonë dhe nga Barcelona në ku ta se ku”

“Do të ketë gjëra të reja që do të më pasurojnë mua dhe familjen time shumë dhe unë jam duke u përpjekur për ta arritur këtë. Pas kësaj, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë brenda viteve të ardhshme”
“Fatmirësisht, unë mund të rikthehem një ditë dhe të transmetoj atë që kam mësuar dhe ajo që mendoj është pozitive për klubin, njerëzit dhe sistemin e ri te skuadra e parë”
Iniesta ka fituar 32 trofe gjatë kohës së tij në Camp Nou./arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike