Finalja e Evropa Ligës për sezonin 2018/19 mes Chelseas dhe Arsenalit po zhvillohet në Baku.
Ndeshja e madhe mes dy gjigantëve londinez ka prodhuar gjatë pjesës së parë raste të panumërta nga të dy skuadrat nga Premierë Liga, shkruan portali arbresh.info.
Mirëpo, gjatë fraksionit të parë rasti më i dallueshëm ndodhi mes portierit Kepa Arrizabala dhe sulmuesit francez Alexandre Laccazette.
Derisa po zhvillohej minuta e 18′ e ndeshjes në stadiumin olimpik në Azerbajxhan, “Topçinjtë” kishin një mundësi të artë për të zhbllokuar shifrat me anë të sulmuesit qendror të tyre. Por, portieri i “Bluve” reagoi në kohë duke ndërprerë atë si dhe duke ngjallur dyshime për ndërhyrje të palejuar në zonë.
Sidoqoftë, gjyqtari i ndeshjes Gianluca Rocchi mendoi ndryshe duke mos kërkuar as të rishikohet rasti me anë të video teknologjisë VAR./arbresh.info/
Më poshtë mund të shikoni momentin në fjalë dhe gjykojeni edhe vet nëse ishte penalti apo jo:
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje