Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehur i kënaqur me fitoren e tij në derbin e javës ndaj rivalit të madh, Dritës.
Ballkani ka fituar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen derbi ndaj Dritës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Goli i vetëm në këtë fitore të therandasve u shënua nga Lumbardh Dellova dhe pas ndeshjes trajneri Daja u deklaruar i lumtur.
“Gëzimi është evident kur luan gjithmonë karshi Dritës, që mban pozicionin e dytë në tabelë dhe Ishte përballja jonë e parë, sepse kemi pasur një ndeshje të shtyrë”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.
“Lojtarët e dyja ekipeve u pa që nuk kishin energjinë e madhe në këmbët e tyre. Por u vendos nga një gjuajtje e mirë e Dellovës, pastaj edhe zëvendësimet i dhanë besim grupit”.
“Përveç marrjes së pikëve të plota, fitorja lehtëson edhe anën psikologjike të lojtarëve, pasi mposhtëm rivalin direkt për titull të kampionit”, përfundoi trajneri i kampionëve. /Telegrafi/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit