Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare beson se arritja e Cristiano Ronaldos është “e rëndësishme për imazhin” e Serie A, por paralajmëron se është “më e vështira në botë”.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë iu bashkua Juventusit nga Real Madridi këtë verë për 100 milionë euro dhe debutoi në takimin ndaj Chievos të shtunën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

“Arritja e Ronaldos në Itali është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka thënë Tare për ‘Sport1’.
“E shoh arritjen e tij si shumë pozitive. Ka sjellë diçka madhështore në Itali, të gjitha klubet më të mira italiane kanë rrezikuar këtë verë për të bërë transfere që të garojnë si në kampionatin italian ashtu edhe ndërkombëtarisht”
“Ronaldo është i rëndësishëm për imazhin e ligës. Ne jemi duke folur për një lojtar të kualitetit shumë të lartë, ky transferim është padyshim një shtytje për futbollin italian”
“Është një hap prapa për CR7? Për hirë të mëshirës, jo. Juventusi është një klub i klasit botëror, ata kanë arritur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve brenda katër viteve”
“Portugezi është ende në një moshë ku mund të shpalos më së miri futbollin e tij dhe dëshiron të ketë sukses në njërën nga ligat më të mira në botë”
“Ky është qëllimi i tij dhe e heq kapelën për të, por liga italiane është më e vështira në botë”
Tare diskutoi gjithashtu në përgjithësi gjendjen e Serie A duke theksuar se “kriza nisi nga viti 2006” si pasoj e skandaleve./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...