
PARIS, FRANCE - DECEMBER 11: Mauro Icardi #18 of Paris Saint-Germain shoots the ball during the UEFA Champions League group A match between Paris Saint-Germain and Galatasaray at Parc des Princes on December 11, 2019 in Paris, France. (Photo by Catherine Steenkeste/Getty Images)
Mauro Icardi raportohet se ka vendosur që të largohet nga Paris Saint-Germaini.
Sulmuesi argjentinas nuk po ia del assesi që të zë vend në formacionin bazë, pasi edhe po përballet me konkurrencë në fazën e sulmit.
Sipas “FootMercato”, Icardi ka njoftuar tashmë drejtuesit e klubit rreth vendimit të tij.
29-vjeçari thuhet se po kërkon të transferohet te një skuadër ku mund të ketë minuta më shumë në këmbët e tij, pasi ai synon të paraqitet sa më mirë me Argjentinën në Botërorin e këtij viti.
Ish-sulmuesi i Interit me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Kampionët e Francës thuhet se janë të gatshëm të lejojnë largimin e tij, nëse ndonjë klub ofron së paku 20 milionë euro./GE/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...