PSG pritet ta kompletojë transferimin e Mauro Icardi-t nga Inter në vikendin e ardhshëm.
Argjentinasi mund të këtë përfunduar aventurën me “Neurazurët” sepse gjiganti francez do e aktivizojë klauzolën e blerjes, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Corriere dello Sport, PSG do ofrojë 60-65 milionë euro plus bonuset.

Ndërsa, nëse çdo gjë vazhdon sipas planit, marrëveshja do përfundohet në fund të vikendit dhe lojtari do nënshkruajë kontratë katërvjeçare me vlerë 10 milionë euro në sezon.
Icardi ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje në huazim te Paris dhe do largohet nga “San Siro” pas shtatë viteve.
Ai për Inter ka shënuar 124 gola dhe ka kontribuar me 28 asistime në 219 ndeshje./arbresh.info.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë