Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq për mes një postimi në rrjetin social instagram ka treguar për vuajtjet që ai përjetoi në 6 muajt e fundit, me lëndimin që kishte në gjurin e tij të majtë.
Edhe pse Ibrahimoviq e kishte mundësinë të operohej, ai nuk pranoi pasi kishte vetëm tha se një objektiv.“Në mendjen time kisha vetëm një objektiv, t’i bëja shokët dhe trajnerin tim kampionë të Italisë, sepse ua premtova”
“Gju i fryrë për gjashtë muaj. Unë kam qenë në gjendje të stërvitem me ekipin vetëm 10 herë në gjashtë muajt e fundit. Mora më shumë se 20 injeksione në gjashtë muaj. Pastrova gjurin një herë në javë për gjashtë muaj. Ilaçe kundër dhimbjeve çdo ditë për gjashtë muaj. Mezi flija për gjashtë muaj për shkak të dhimbjes. Asnjëherë nuk kam vuajtur kaq shumë brenda dhe jashtë fushës. Bëra diçka të pamundur në diçka të mundshme. Në mendjen time kisha vetëm një objektiv, t’i bëja shokët dhe trajnerët e mi kampionë të Italisë, sepse u premtova”, tha Ibrahimoviq në mesazhin e tij prekës, raporton /arbresh.info/
Pas shpalljes kampion, Ibrahimoviq u operua, teksa klubi tha se operimi është kryer me sukses. Sot u raportua se Ibrahimoviq nuk do të mund të luaj për tetë muajt e ardhshëm.
“Sot kam një ACL të ri dhe një tjetër trofe”, përfundoi 40 vjeçari./arbresh.info/
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënd...
KQZ certifikon 169 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme
Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeveri...
45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për ...
Kurti krah bashkëshortes së tij shpalos projektet e reja për...