Zlatan Ibrahimovic vazhdon të angazhohet në rrugëtimin e tij për t’u kthyer në fushë me Milanin, ndërsa e ka shënjestruar ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.
41-vjeçari nuk ka luajtur që nga muaji maj, kur edhe iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gju, ndërsa pritet te kthehet në aksion kah fundi i janarit.
Sipas Tuttosport, veterani planifikon të jetë i gatshëm për të luajtur në takimin e 1/8 së finales në garën elitare evropiane kundër të zgjedhurve të Antonio Contes.
Sfida e parë ndërmjet dy skuadrave zhvillohet më 14 shkurt në San Siro, ndërsa ndeshja kthyese më 8 mars në Londër.
Serie A ka qenë në pushim për shkak të Kampionatit Botëror dhe rikthimi do të ndodhë në ditët e para të janarit, me Milanin që luan kundër Salernitanas më 4 janar.
I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi