Dejan Kulusevski duket se do të qëndrojë në Serie A dhe nëse largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar.
Suedezi është duke luftuar për të performuar në Juve dhe ai është lidhur me një largim në janar nga klubi.
Arsenal dhe Tottenham janë të lidhur për transferimin e tij.
Megjithatë, “Todofichajes” pretendon se ai ka shumë të ngajrë të përfundojë te Milan për gjysëm e dytë të këtij sezoni.
Raporti thotë se ai ka folur me Zlatan Ibrahimovic, i cili është bashkëkombësi i tij dhe sulmuesi veteran e ka bindur atë të bashkohet me skuadrën e Stefano Piolit.
Raportohet gjithashtu se të dy klubet janë takuar dje dhe ata vetëm duhet të bien dakord nëse ai do të qëndrojë në huazim te Milani për gjashtë muaj apo 18 muaj me një klauzolë që i detyron ata ta transferojnë suedezin në një marrëveshje të përhershme./Arbresh.info
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë