Ylli portugez, Cristiano Ronaldo tashmë është shumë afër largimit nga klubi anglez, Manchester United.
Arsyeja e largimit është sepse CR7 dëshiron të luajë në një ekip i cili merr pjesë në Champions League.
“Djajtë e Kuq” tashmë nuk janë duke luftuar ta bindin portugezin të qëndrojë dhe kanë filluar menjëherë punën për zëvendësimin e tij.
Gazetari italian Gianluca Di Marzio ka raportuar se Manchester United i jenë vënë pas argjentinasit, Paulo Dybala, përcjell arbresh.info.
Dybalas tashmë i ka skaduar kontrata me skuadrën italiane, Juventus dhe tashmë është lojtarë i lirë.
Ndërsa interesim për kartonin e argjentinasit, kanë shprehur klube të mëdha evropianë si Milan, Inter dhe Paris Saint-Germian.
Dybala kërkohej në Premier League edhe më parë, më saktësisht nga Tottenhami, por ky transferim nuk ishte realizuar asnjëherë.
Trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, ka kërkuar nga klubi që sa më shpejt të gjetet një zgjidhje për repartin e sulmit, ndërsa tashmë kanë filluar seancat stërvitore ku në dy të fundit, Cristiano Ronaldo ka munguar përshkak të “arsyeve personale”. /arbresh.info/
Trump: Irani dëshiron të negociojë, unë kam rënë dakord të b...
LVV pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm: Përpjekje ma...
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë