
Elseid Hysaj
Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj konfirmon se të gjithë janë duke kërkuar titullin në Serie A këtë sezon por pranon se “duhet të punojmë shumë dhe të fitojmë ndeshjet”.
“Partenopei” nuk e ka fituar titullin në ligë që nga viti 1990, por ata janë aktualisht në krye me shtatë fitore nga shtatë ndeshjet e zhvilluara deri tani, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjithë e duan, ka qenë duke i munguar Napolit për një kohë të gjatë”, ka thënë mbrojtësi shqiptar për mediat italiane.
“Ky është një qytet i mrekullueshëm dhe tifozët e meritojnë këtë, prandaj ne do të bëjmë më të mirën. Ne nuk jemi vetëm ende, ne duhet të mbajmë kokën ende poshtë, të punojmë dhe të fitojmë të gjitha ndeshjet”
Ylli i Kombëtares Shqiptare ka thënë gjithashtu se Manchester City është një skuadër e mrekullueshme dhe nuk mund të pres ndeshjen ndaj tyre.
“Manchester City është një skuadër e mrekullueshme. Nuk mund të pres të testojmë vetën kundër tyre dhe të shohim se ku jemi ne”
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...