Hysaj i përgjigjet ofertave nga Arsenali

13:15 | 23 Qershor 2016
Arbresh Info

Agjenti i Elseid Hysaj pretendon se reprezentuesi i kombëtares shqiptare nuk ka ndonjë arsyeje pse të largohet nga Napoli këtë verë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Shqipërisë iu bashkua Napolit nga Empoli sezonin e kaluar, por është thënë se mund kalojë në Premierë Ligë pasi një numër i madh klubesh janë duke kërkuar shërbimet e tij.

“Elseidi është duke i ndierë shumë mirë, ai është duke shfaqur kualitet në ndeshjet ndërkombëtare”, tha Mario Giuffred, shkruan portali arbresh.info. “Dua të theksojë që Hysaj nuk është në shitje, ai ka shfaqur shumë te Napoli dhe është i lumtur në këtë qytet”

“Klubi dëshiron të rinovojë kontratën e tij, këtu nuk ka ndonjë arysje për tu larguar”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale