Arne Slot nuk fshihet më, nga ana tjetër, nuk e bëri as Liverpooli, i cili do të negociojë me Feyenoordin për t’i dorëzuar trajnerit holandez trashëgiminë e rëndë të Jurgen Kloppit.
Slot, pak minuta para ndeshjes kundër Go Ahead Eagles, ishte shumë i qartë: dëshiron Liverpoolin:
“Klubet janë duke negociuar dhe unë jam duke pritur për të parë se cili do të jetë rezultati. Dua të shkoj te Liverpooli, nuk është sekret. Tani jam duke pritur që të dy klubet të arrijnë marrëveshjen dhe Jam i bindur se kjo do të ndodhë”.
Liverpool ka vendosur të fokusohet te Arne Slot si stol sezonin e ardhshëm kur Jurgen Klopp të largohet. Sipas Sky Sports, “The Reds” kanë hapur negociatat me Feyenoordin për nënshkrimin e trajnerit holandez, i cili ka edhe dy vite kontratë me klubin aktual. Nëse marrëveshja realizohet, kompensimi ndaj klubit holandez pritet të jetë rreth nëntë milionë paundë.
Slot është pëlqyer për idenë e tij të futbollit agresiv me të cilin riktheu titullin kampion te Feyenordi, gjashtë vjet pas herës së fundi. Këtë sezon ai fitoi edhe Kupën e Holandës.
Për më tepër, formacionet e tij të preferuara janë 4-2-3-1 dhe 4-3-3, që përshtaten në mënyrë të përkryer me idetë dhe skuadrën e Liverpoolit/SS
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...