Holandë – Ukrainë, ndeshja me më së shumti gola në “Euro 2020”

00:24 | 14 Qershor 2021

Holanda ka arritur fitoren e parë në Kampionatin Evropian.

Holanda ka mposhtur Ukrainën me rezultatin 3:2, shkruan GazetaBlic.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, kurse në të dytën u realizuan pesë gola.

Wijnaldum dhe Weghorst shënuan fillimisht për Holandën, ndërsa Ukraina reagoi dhe barazoi rezultatin me golat e Yarmelenko dhe Yaremchuk.

Pak para fundit të sfidës, Holanda gjeti golin e tre pikëve me Demfries, i cili shënoi me kokë.

Kjo është njëkohësisht ndeshja me më së shumti gola deri më tash në Kampionatin Evropian.

Ndeshja në mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut prodhoi një gol më pak, gjithsej 4.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara