Eden Hazard ka qenë një yll te Chelsea.
Verën e vitit 2019 u transferua te Real Madridi, ku e ka ndjekur mallkimi i dëmtimeve të shumta, plot 11 të tilla.
Mjafton të kujtojmë se ka më shumë lëndime se sa gola dhe asiste bashkë, për të treguar situatën e mjerë ku gjendet belgu.
Së fundi, duke mos qenë i aftë të stërvitet dhe të luajë përkrah shokëve të skuadrës, ka folur për hobet e tij në mediat belge e më i madhi është ai i gatimit.
Hazard e thotë hapur që, po të mos kishte luajtur futboll, do të ishte bërë shef kuzhine:
“Sigurisht që unë do të isha një shef kuzhine, nëse nuk do të bëhesha futbollist. Shokët e mi të skuadrës, kudo që luaj, duan të më vizitojnë në shtëpi, sepse tashmë e di se çfarë gatimesh pëlqejnë. Kur vendos të mos gatuaj, vizitën e tyre e mbyllin shpejt, dalin jo fort të kënaqur nga banesa ime. Pra, preferojnë një vizitë “ushqimore” tek unë. Pas daljes në “pension”, mund të arrij ende në fushën e gatimit, nëse vendos të mos përfshihem në aktivitete futbollistike. Nuk është aspak turp ta duash ushqimin. Sa më shumë e dua ushqimin, aq më shumë shokët e skuadrës bëhen miqtë e mi. Pra, të gjithë e duam ushqimin. Të gjithë duan të jenë miqtë e mi, gjithmonë. Benzema e bëri të qartë i pari pse zgjodhi të mbante shoqëri me mua, sidomos gjatë grumbullimeve me ekipin”.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...