Historike/ Kosova U17 kalon në raundin e dytë të kualifikimeve të evropianit në volejboll

21:41 | 22 Janar 2023

Vashat e Kombëtares U17 të Kosovës në volejboll, pas tri fitoreve radhazi të arritura në CEV Kualifikimet e Kampionatit Evropian U17, kanë arritur të zënë pozitën e pestë, e cila e dërgon tutje në raundin e dytë kualifikues.

Nga 7 shtete pjesëmarrëse, në raundin e dytë kualifikohen Turqia, Bullgaria, Rumania, Greqia e Kosova.

Garat e raundit të dytë kualifikues zhvillohen nga 20 deri më 23 prill 2023 dhe mbetet të shihet cili vend do të jetë organizator dhe çfarë kundërshtarë do të kenë “Dardanet”.

Ky është moment historik, meqë Kosova U17 bëhet Kombëtarja e parë në volejboll që kalon një fazë më tutje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale