Anësori i Chelseas, Eden Hazard thotë se Maurizio Sarri i ka ndihmuar atij për të arritur sezonin e tij më të mirë me statistika.
Belgu ka shënuar golin e tij të 18-të dhe 19-të të sezonit mbrëmjen e së hënës gjatë fitores 2 me 0 ndaj West Ham United duke bërë që ky sezon të jetë më i miri për të qysh pas transferimit te Chelsea në vitin 2012, transmeton portali arbresh.info.
Sarri ka sjellë filozofinë e tij sulmuese në Stamford Bridge, gjë të cilën Hazard dëshiron ta shoh.
“Statistikisht është sezoni im më i mirë. Mënyra se si ai mendon për futbollin është e njëjtë me mënyrën time, prandaj është e lehtë për të kuptuar futbollin”, ka thënë Hazard.
“Në rregull, nganjëherë ne humbim por në fund, mënyra se si Sarri dëshiron të luaj është mënyra që unë dua që Chelsea të luaj prandaj kjo është arsyeja pse kemi raport të mirë”, përfundoi ylli./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026