Hazard rikthehet në Premier League, jo te Chelsea

EDEN HAZARD DURING MATCH REAL MADRID VERSUS REAL SOCIENDAD IN SANTIAGO BERNABEU STADIUM. SATURDAY, 23 NOVEMBER 2019 Cordon Press

09:08 | 7 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Belgu i Real Madridit, Eden Hazard raportohet se është i lidhur me rikthimin në Premier League.

Ish-ylli i Chelseat sipas mediave britanike, kërkohet nga Newcastle United dhe Aston Villa.

Reprezentuesi belg assesi nuk ia del të gjejë formën e tij më të mirë tek skuadra e Carlo Ancelottit dhe duket se ardhmja e tij sërish do të jetë në ishull.

Hazard thuhet se dëshiron rikthimin në Premier League, atje ku belgu për disa vite ishte një nga lojtarët më të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale