Eden Hazard mund të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës.
Belgu iu bashkua kampionëve spanjollë në vitin 2019 nga Chelsea, një transferim që kushtoi 115 milionë euro.
Megjithatë, Hazard me veti nuk mori edhe formën që e kishte te “Blutë” dhe nuk po ia del assesi të dëshmohet te “Los Blancos”.
Ai vazhdimisht luftoi edhe me lëndime të shpeshta.
Kësisoj, sipas ekspertit të merkatos, Fabirizo Romano, Real Madridi do të zhvillojë bisedime me Hazardin në javët e ardhshme për të ardhmen e tij.
Tani për tani thuhet se ndjenja është se ai do të largohet nga klubi këtë verë, nëse vjen një ofertë dhe mundësi e mirë.
32-vjeçari me klubin nga kryeqyteti spanjoll ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Eden Hazard në total deri më tani ka regjistruar 73 paraqitje me Real Madridin në të gjitha garat, ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me 11 asistime.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit