Ylli i Chelsea, Eden Hazard, e ka cilësuar Lionel Messin si futbollin më të mirë të të gjitha kohërave.
Argjentinasi, së bashku me Cristiano Ronaldon kanë dominuar futbollin në dekadën e fundit, duke arritur rekorde të panumërta me klubet e tyre, për t’u bërë futbollistët e vetëm që kanë arritur të fitojnë nga pesë Topa të Artë.
Messi dhe Ronaldo kanë qenë një burim i vazhdueshëm grindjesh mes tifozëve të futbollit, me debate të pafundme të krijuara mbi çështjen se kush është më i miri në botë.
Por, për Eden Hazard nuk ka dyshime se kush është më i miri i të gjitha kohërave.
“Ju thoni dy më të mirët e të gjitha kohërave. S’ka mundësi. Ata është vetëm një më i miri i të gjitha kohërave. Është Lionel Messi”, ka deklaruar Hazard, përcjell ‘lajmi.net’.
“Dy ndeshjet kundër Barcelonës nuk ishin kujtimet e mia më të mira të vitit 2018. Isha i lumtur që luaja kundër Barcelonës dhe Messit, por nuk mora atë që prisja”.
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...