Eden Hazard e kupton përgjegjësinë e të qenet lojtar i Real Madridit dhe rëndësinë e madhe që titujt e kanë në këtë klub.
Anësori belg, i cili iu bashkua të bardhëve këtë verë nga Chelsea, theksoi se në Real Madrid është shumë e rëndësishme të fitosh tituj çdo vit, transmeton Gazeta Express.
Reali pati një sezon të vështirë 2018/19, pasi përfundoi në vendin e tretë në La Liga ndërkohë që rivali i moçëm Barcelona fitoi titullin, u eliminua nga Luga e Kampionëve në 1/8 e finales dhe humbi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, transmeton Gazeta Express.
Hazard – i cili e udhëhoqi Chelsean drejt lavdisë në Ligën e Evropës sezonin e kaluar – e kupton rëndësinë e titujve në Santiago Bernabeu.
“Kur luan për Real Madridin duhet të fitosh tituj çdo vit. Duhet të fitosh, fitosh, fitosh”, tha Hazard
“Nëse s’e fiton Ligën e Kampionëve, tifozët zhgënjehen dhe kjo është e pritshme. Në këtë klub gjithmonë dëshiron të fitosh prandaj dhe jam këtu”, theksoi ai.
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...