Eden Hazard ka sugjeruar se e ardhmja e tij në Chelsea mund të varet nga lojtarët që klubi i transferon në verë.
Hazard dhe ish kampioni anglez ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për vazhdimin e kontratës, por sipas të gjitha gjasave belgu do të vesh edhe për një sezon fanellën blu e kaltër.
27 vjeçari e ka pranuar se dëshiron ta shohë klubin duke treguar ambicie në tregun e transferimeve para se t’ia përkushtojë të ardhmen afatgjate klubit të kaltër.
“Pres lojtarë të rinj sezonin e ardhshëm”, ka thënë Hazard.
“Dua lojtarë të mirë, sepse dua ta fitoj Premierligën sezonin e ardhshëm”, shtoi ai. /arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë