Eden Hazard ka cilësuar yllin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, si një nga lojtarët më të fortë që ai ka luajtur ndonjëherë kundër.
Duke folur për prodhuesin e emisioneve në Youtube, Jay Shetty, ish-ylli i Chelseat e ka emëruar 28-vjeçarin Van Dijk, si mbrojtësi më i mirë në Ligën Premier.
“Në Ligën Premier ka shumë mbrojtës të mirë – sidomos këtë sezon, [Virgil] van Dijk ishte zjarr”, ka thënë fillimisht ylli i Real Madridit.
“Mendoj, se kjo është arsyeja pse ai fitoi çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Ligën Premier”.
“Ai është me të vërtetë i mirë, ai është i fortë”.
Hazard gjatë një dueli me Van Dijk sa ishte pjesë e Chelseat (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)
“Më kujtohet kur luanim kundër Liverpoolit dhe isha sulmues, u përpoq të kaloja kundër tij, por dështova. Nuk kishte shanse”, përfundoi Hazard.
Van Dijk ishte i rëndësishëm në suksesin e Liverpoolit sezonin e kaluar pasi ekipi i Jurgen Klopp përfunduan në vendin e dytë në kampionat dhe fituan Ligën e Kampionëve.
Qendërmbrojtësi holandez u emërua Lojtari i Vitit në Ligën Premier dhe u zgjodh në formacionin e vitit. /Telegrafi/
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...