Komiteti Olimpik i Kosovës edhe këtë vit do të hapë Javën Evropiane të Sportit, që mbahet nën patronatin e ministrit në detyrë për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi.
Këtë herë, KOK do të organizojë forumin për sportin, i cili ka për qëllim të mbledhë të gjithë përfaqësuesit e lartë të sportit, kontribuuesit, biznesmenët, institucionet qendrore dhe ato lokale, gazetarët sportivë.
Forumi mbahet sot në njërin nga hotelet në Prishtinë, me fillim nga ora 11:00.
Temat që do të diskutohen janë ligji për sponsorizim, kategorizimi i sportit, sportistëve dhe trajnerëve, qeverisja e mirë në sport, barazia gjinore, etj.
Të pranishëm në forum pritet të jenë ministri në detyrë i Sportit, Kujtim Gashi, i cili do të bëjë hapjen e forumit, personalitete të larta nga sporti, drejtues të federatave, komunave, Administrata Tatimore e Kosovës, biznesi, gazetarë sportivë etj.
Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...
Pacolli denoncon dy raste të dyshimta të shpronësimit
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...