Ish-kampioni i Formula 1, Mika Hakkinen beson se Ferrari duhet të përqendrohet në betejën me Mercedesin dhe jo në luftën brenda pilotëve të vetë.
Para fillimit të sezonit u tha se bolidi italian ishte jashtëzakonisht i shpejtë, sidomos në gomat e buta, por tashmë pas tri garave po shihet si një situatë krejtësisht e ndryshme – dominimin i Mercedesit.
“Kjo pjesë e kampionatit po tregon se Ferrari duhet të punojë më tepër. Ata duhet të zhvillojnë një makinë të shpejtë që do të dominojë kualifikimet që kanë një përcaktuara qartë strategjinë për garën dhe duhet të eliminohet çdo konflikt ndërmjet shoferëve”.
“Charles Leclerc ka pasur një fillim shumë më të mirë se Sebastian Vettel dhe dyshja po lufton mes tyre. Nuk është mirë që të urdhërohet Vettel t’i liroj rrugën Leclercut”, tha finlandezi.
Kujtojmë se 50-vjeçar pas vetes ka dy tituj të kampionit të fituara gjatë viteve 1998 dhe 1999.
Ndryshe, Lewis Hamilton kryeson renditjen tabelore gjersa edhe skuderia gjermane udhëheq garën për konstruktor. /Telegrafi/
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...