Presidenti i ri i FC Prishtinës, Hakif Gashi, e ka vizituar skuadrën në stërvitjen e pasdites në kompleksin sportiv në Bërnicë të Prishtinës.
Gashi i shoqëruar nga aksionari Rrahman Haradini, u njoftua me punën që po bëhet nga ekipi i drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, përcjell arbresh.info.
Gashi u zotua para futbollistëve dhe stafit se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mirën e klubit kryeqytetas.
Afaristi i njohur nga Prishtina ditën e sotme u zgjodh president duke e zëvendësuar Remzi Ejupin, i cili për 18 vite e drejtoi ekipin tonë. / arbresh.info/
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore