Mesfushori gjerman, Ilay Gundogan ka marrë vendimin të qëndrojë tek skuadra spanjolle, Barcelona.
Sipas “El Mundo Deportivo”, Gundogan përmes menaxherit të tij, i ka bërë me dije skuadrës spanjolle se ai dëshiron të qendorjë edhe pse skuadra të ndryshme kanë shprehur interesimin për kartonin e mesfushorit me prejardhje turke, shkruan Arbresh.info.
Njëra ndër skuadrat që ka pasur më së shumti interesim për të, ka qenë skuadra turke, Fenerbahce, ku me në krye kane trajnerin e njohur Jose Mourinho i cili personalisht ka kërkuar nga skuadra transferimin e 33-vjeçarit.
Mourinho e ka paraparë Gundoganin si zëvendësuesin ideal, pas dëmtimin të rëndë të Fredi cili nuk pritet të jetë i gatshëm për sezonin e ri.
Gundogan mbërriti verën e kaluar te Barcelona pasi bëri “tripletë” me Manchester Cityn dhe nuk ka ndërmend të largohet nga Barça tani që trajner është Flick.
Interesim për të, thuhet se ka edhe nga liga arabe, sipas mediumeve spanjolle, Al-Saad, është njëra ndër skuadrat që i janë futur garës për kartonin e mesfushorit, mirëpo ende nuk ka ndonjë gjet ë konfirmuar zyrtarisht. /Arbresh.info
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...